O Fevzi, a shkohet pa çorape në emision?! (FOTO LAJM)

Blendi Fevziun nuk e gjeni vetëm te emisioni tij "Opinion" por edhe në studio të tjera televizive pasi shpeshherë ftohet edhe nga kolegët e tij për të dhënë mendime mbi aktualitetin politik në vend dhe jo vetëm. Vetëm një ditë pas intervistës së tij të parë për sezonin e ri në Opinion me presidentin e Republikës Bujar Nishani, Fevziu ka qënë i ftuari i Jonida Shehut në emisionin "Natën Vonë" në Ora News.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmëndje gjatë kësaj interviste të tij ka qënë veshja e tij shumë moderne dhe me shumë klas.

Si gazetari më i paguar në vend, Blendi Fevziu e ka luksin të provojë dhe të luajë me stilin e veshjes, edhe pse kësaj here nuk ka lënë shije shumë të mira në opinion publik, njofton Albeu.com.

Nëse më parë kemi qeshur me Edi Ramën (koha kur ishte kryetar bashkie dhe ministër kulture) teksa vishte çorape ngjyra-ngjyra, çfarë mund të themi për Fevzon që shkon pa çorape në emision. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori