“O ciceronkë e trap*t të është bërë si shpellë”, plas keq mes këngëtareve shqiptare

Luftës së diss- eve i është bashkuar zyrtarisht edhe Fifi.

Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të fundit, Habibi ku ndër të tjera i drejtohet reperes Tayna.

”S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”,-shprehet Fifi.

“E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që u komentua shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja.

Duket se kundër këtij diss-i, Tayna i është kthyer shumë qetësisht.

Ajo ka publikuar një fotografi me Lamar, këngëtaren marokene me të cilën Fifi bëri bashkëpunimin.

“ Ti m’bon diss po njerëzit e din realitetin edhe n’fund fiton ma i miri”, ka shkruar Tayna teksa i ka bërë tag Lamar dhe ka shkruar se ajo është një grua shumë e bukur brenda dhe jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2018, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori