Nxorri këngë të re, VIP-at që u "tallën" publikisht me Luana Vjollcën
Luana Vjollca është vënë shpeshherë në shenjestër të komenteve dashakeqe përsa i përket karrierës së saj muzikore.

Kështu Albeu.com do t'ju rendisë më poshtë disa nga ironitë më të famshme të VIP-ave për Luanën pasi ajo ka nxjerrë një këngë të re.

I pari që nisi vazhdën e ironisë ishte Ervin Bushati i cili kur u pyet nëse do e bënte një bashkëpunim me të tha se vetëm nese do e merrte për figurante.

Një tjetër ka qenë Nita e cili kur u pyet të tregonte mendimin për Luanën tha se më shumë e konsideronte si modele se këngëtare.

Edhe Elton Deda iu bashkua të tjerëve kur tha se kënga e Luanës ishte për të qeshur dhe qarë.

Edhe Eva Murati, Mira Kazhani gjithashtu e kanë deklaruar se Luana është vetëm për tu parë dhe se nuk është për tu dëgjuar.

Nsërkohë lajmi shoqërohet edhe me një video LIVE të Luanës për të jithë ata që janë kuriozë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori