"Nusja" e Jozefinës zgjedh të bëhet juriste
Pëlqej
Pavarësisht se do të shkëputet nga televizioni, tashmë "nusja" e Jozefinës është e lumtur pasi do të studiojë për drejtësi. Pak më herët ajo ka bërë edhe më publike lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, kjo me anë të komenteve në rrjetin social Facebook.

Ndonëse në mediat rozë u përfol shumë për këtë çështje, tashmë bukuroshja do ti dedikohet me kohë të plotë mësimeve. Më herët ajo ka konfirmuar se është në kërkim të diçkaje ku ajo ta gjejë veten si prezantuese, por duket se një ofertë e tillë ende nuk ka ardhur.

Eva Murati, një nga moderatoret e sezonit të kaluar në programin “Antilope” në "Agon Channel", do të mungoj këtë vit në ekran. Pavarësisht kësaj, ajo nga ana tjetër ka marrë një tjetër lajm të mirë. Eva ka fituar të drejtën për të vazhduar studimet e larta për drejtësi.

Ish-gjimnazistja e "Petro Ninit", me eksperiencë edhe si modele, njihet ndryshe edhe si e dashura e djalit të Jozefina Topallit, Genarit. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori