Helmimet e qindra vajzave me gaz toksik në Iran, autoritetet po hetoijnë rastet

Pothuajse 700 vajza janë helmuar nga gazi toksik në Iran që nga nëntori.

Shumë banorë në Iran besojnë se kjo është një përpjekje e qëllimshme për të detyruar mbylljen e shkollave në vend.

Për fat të mirë asnjë vajzë nuk ka vdekur, por dhjetëra të reja kanë pësuar probleme me frymëmarrjen, të përziera, marramendje dhe lodhje, shkruan BBC.

“Është e qartë se disa njerëz duan që të gjitha shkollat, veçanërisht shkollat e vajzave, të mbyllen”, tha të dielën zëvendësministri i Shëndetësisë./albeu.com/ 


Shtuar 28.02.2023 22:09