“Nuse për shtëpi!” Afrona vë përparësen dhe i bën yzmet Bleros! (FOTO LAJM)

Afrona Dika i dëshmoi Bleros dhe të gjithë publikut se do të jetë një nuse shembullore.

E ftuar në emisionin “N Kosov Show”, ajo u shfaq e veshur me një përparëse gati për t’i shërbyer bashkëshortit në studio.

Pasi i bëri çaj dhe ia shërbeu, Afrona mori edhe një legen me ujë dhe i lau duart Bleros.

Këtë fundjavë që vjen ata do të kurorëzojnë dashurinë me martesë, dhe tashmë kanë përfunduar edhe përgatitjet.

Afrona Dika dhe Blero Muharremi mezi po e presin ditën e madhe!

Shtuar më 16/09/2019, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori