Nuk shkoi në dasmën e të bijës, babai i Meghan Markle flet për herë të parë
Thomas Markle pasi nuk shkoi në dasmën e vitit, tregoi se e bija qau kur i tha se nuk vinte dot në dasmën e saj me Princ Harry-n.

Markle foli për marrëdhënien me Meghan në një intervistë me Good Morning Britain. 73-vjeçari tregoi se ishte ai që ia dha lajmin të bijës.

Meghan qau, jam i sigurt, dhe të dy më thanë të kujdesesha për veten. Ishin të shqetësuar për mua,” tha ai. “Absolutisht doja ta shoqëroja time bijë drejt altarit.”

Pak ditë para dasmës, Thomas Markle iu nënshtrua një operacioni në zemër pas një ataku kardiak. Nga frika e komplikacioneve, ai nuk shkoi në dasmën mbretërore.

73-vjeçari foli gjithashtu për skandalin e fotove të paparacëve që shokoi botën. “Tani kuptoj që ishte një gabim serioz. S’mund ta zhbëj,” tha ai dhe shtoi se çifti mbretëror u tregua shumë mirëkuptues dhe donin që ai të vinte në dasmë.

Meghan më tha ‘gjithçka është gait për ty’. Harry tha ‘një nga miqtë e mi nga ushtria mund të kujdeset për ty.” Gjithçka ishte e organizuar, por unë nuk e superoja dot atë që ndodhi. Kisha një problem në zemër dhe ç’ndodhi më shkaktoi palpitacione. M’u desh të shkoja në spital në dy të natës. Ai spital më dërgoi në një tjetër spital më të vogël dhe nga aty përfundova në një spital më të madh. Pësova atak kardiak.

U stabilizova, por pas një dite e gjysmë ndihesha më mirë dhe vendosa të shkoja në dasmë. Dola nga spitali kundër urdhërave të mjekut, mendoja se isha më mirë.”

Thomas Markle tha se pak kësaj foli me Meghan dhe Harry-n dhe ishte gati të shkonte në dasmë.

“Më telefonoi dikush, me porosi të Harry-t. Më tha ‘do vijmë të të marrim sot’. Në atë moment fillova të kisha palpitacione të tjera dhe dhimbje kraharori. I thashë se më duhet ta anulloj. Gjithë kjo ndodhi ngaqë nuk isha kujdesur për problemet me zemrën më parë. Një mik më çoi në një spital në Sh.B.A. dhe aty më thanë se gjendja ishte serioze dhe kështu përfundova duke u operuar në zemër.”

Dasmën e të bijës, Thomas Markle e pa nga një dhomë e vogël hoteli .

“U mërzita shumë që s’e shoqërova dot drejt altarit sepse gjithë bota po shihte time bijë. Aspekti më fatkeq i gjithë kësaj është fakti që unë jam një shënim në fund të faqes së historisë. Nuk jam babai që shoqëroi të bijën drejt altarit.”

Për sa i përket Princit Charles që luajti rolin e babait në dasmë, Thomas Markle tha:

“S’më shkon në mendje një zëvendësim më i mirë se Princi Charles. Dukej shumë i pashëm dhe Meghan dukej shumë e bukur gjithashtu. Isha xheloz. Do të doja të ksiha qenë aty, por falë Zotit, ai iu gjend pranë dhe e falenderoj për këtë.”
Shtuar më 18/06/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori