Nuk rikthehen "Njerëz të Humbur"! Aida Shtino së shpejti me një tjetër format (FOTO LAJM)

Aida Shtino i ka munguar ekranit për një kohë të gjatë, por këtë sezon, krahas shumë emrave të njohur që i janë rikthyer publikut, është edhe Aida.

Ndonëse ka pasur propozime për projekte të ndryshme, duket se ky është momenti kur janë gjetur pikëtakimet që moderatorja të rikthehet pranë publikut të saj me një program të ri.

Po për çfarë bëhet fjalë?

Titullohet “Identiteti” dhe ka në themel gjithçka që përfshin këtë emër. Fokusi do të jetë kërkimi i një identiteti të humbur ndër shekuj, zbulimi i historive të patreguara më parë, të lëna në harresë ose edhe të humbura në kohë; gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit tonë do të gjejë vend në një hapësirë të re në ekran, nën moderimin e Aida Shtinos.

Po kështu, programi do të ketë të ftuar personazhe të njohur të fushave të ndryshme që do të sjellin për publikun këndvështrime të reja të historive të parrëfyera, mistere të lëna në harresë apo enigma që mundojnë ende sot shumë njerëz.

Identiteti” do të jetë në ekran çdo të premte, në orën 20.30, në ekranin e “Fax News”, nën moderimin e Aida Shtinos.

Shtuar më 10/10/2020, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori