Nuk prek dot as bashkëshortin e saj, alergjia e tmerrshme e kësaj vajze
Një 29-vjeçare nga Minnesota në SHBA nuk mund të puthë bashkëshortin apo të qëndrojë me të në të njëjtën dhomë, pasi vuan nga një çrregullim i rrallë i sistemit imunitar, që e bën atë alergjike ndaj thuajse gjithçkaje, përfshirë aromën e të shoqit.

Johanna dhe bashkëshorti i saj Scott Watkins janë martuar në vitin 2013 dhe asokohe nuk e dinin se situata do të bëhej kaq e vështirë. Kështu, daljet, takimet apo darkat e tyre romantike ndryshojnë nga ato të çifteve të tjera.

Nëse duan të shohin një emision në televizor së bashku, ata e bëjnë këtë të ndarë njëri në papafingo dhe tjetri 3 kate më poshtë, me një laptop në dorë. Shohin emisionin njëkohësisht dhe flasin në internet për të.

Dhoma në papafingo, ku jeton Johanna, është me dritare dhe dyer të izoluara dhe ka filtra ajri. Në thelb, sindroma që e ka prekur Johannën mund të shpjegohet kështu: qelizat që kanë si detyrë ta mbrojnë atë nga kërcënimet e jashtme pësojnë mutacion dhe nisin të sulmojnë vet trupin e saj.

Shkalla e sëmundjes mund të variojë nga një pacient te tjetri, por te Johanna, ajo e bën atë alergjike ndaj gjithçkaje dhe mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

“Vumë re se, kur Scott hynte në dhomë, unë filloja të ndihesha keq. Simptomat e mia të përditshme përkeqësoheshin”, thotë Johanna. “Në një moment, ai shkoi te berberi dhe u kthye në dhomë. Pa kaluar as dy minuta, unë u bëra keq dhe ai u detyrua të largohej.

Një javë më pas, ai kishte tentuar ta shihte të shoqen sërish, por kishte ndodhur e njëjta gjë. Kështu, ata kuptuan se duhet të ndryshonin dramatikisht jetesën e tyre. Johanna mund të tolerojë vetëm pak ushqime, ndërkohë që reagime të ngjashme me atë ndaj të shoqit, ajo ka pasur edhe ndaj prindërve.

Të vetmit njerëz që nuk i shkaktojnë probleme asaj janë të motrat, që edhe kujdesen për të. Por, para se t’i afrohen, edhe ato duhet të mos hanë ushqime pikante, të mos bëjnë tualet me shampo aromatike dhe të hyjnë në dhomë madje me të brendshme. Kur janë pranë Johannës, ato vendosin maska dhe veshin rroba që nuk kanë dalë asnjëherë nga dhoma e saj.
Shtuar më 22/01/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori