Guardiola “shpërfill” Manchester United: Ndeshja me Clube Brugge është më e rëndësishme

Pep Guardiola, tranjeri I Manchester City, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjesh kundër Clube Brugge.

“Futbolli është një lojë në të cilën fiton ose humbet. Ajo që më shqetëson mua është është mënyra se si ne luajmë. Ndeshja të shtunënë ishte e vështirë, ne e dimë këtë gjë.

Ne e dimë si duhet të veprojmë tashmë dhe duam të bëjmë mirë para pushimit të kombëtareve.

Mendoj se po luajmë në një nivel të jashtëzakonshëm , mënyra se si kemi luajtur gjatë këtyre një muaj e gjysmë është nga më të mirat që nga ardhja ime këtu. Natyrisht, rezultatet janë të ndryshme, por mënyra se si luajmë është e mrekullueshme.

Ndeshja kundër Clube Brugge nesër është më e rëndësishme se ajo me Manchester United. Kjo ndeshje mund të shënojë një hap të rëndësishëm përpara për kualifikimin në fazën e 16-të të Champions League.

Në Premier League ka shumë ndeshje , ndërsa në Champions janë të pakta dhe vendimtare.”

Kështu u shpreh Guardiola në intervistën për shtyp./h.ll/albeu.com