Nuk paska mbaruar, Roza Lati thumbon sërish Encën LIVE në emision
Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që shpërtheu një vit më parë mes Encës dhe Roza Latit. Por zjarri vazhdon të mos shuhet pasi moderatorja ka hedhur sërish benzinë mes saj dhe këngëtares.

Një natë më parë në emisionin e saj, teksa Roza kishte të ftuar Edona Gashin, përfaqësuesen e “OnRecords”, e quajti Encën mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke lënë të kuptohet se ndjekësit e saj nuk janë realë por vetëm arabë.

Teksa po flisnin për këngëtaren Rina Balaj, Gashi po shpjegonte arsyet e largimit të reperes nga kompania, ndërkohë Roza hodhi ‘kunjën’ se çfarë ka thënë Rina për këtë mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke iu referuar Encës.

Nuk dihet nëse do të ketë sërish një reagim nga ana e këngëtares, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Shtuar më 24/01/2020, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori