Nuk paguan taksat, Lil Wayne paditet nga ish-avokati i tij
Pas shumë tentativave të dështuara, avokati i Lil Wayne e ka paditur këtë të fundit pasi nuk ka paguar taksat ligjore. Ndodhur në këto kushte, ish avokati i tij ka ngritur një padi në fillim të kësaj jave.

Bëhet fjalë për ish-avokatin, Michael Kramer, i cili ka paditur reperin me një shumë prej 375 mijë dollarësh. Sipas gazetës “XXL”, avokati i cili e ka përfaqësuar reperin në disa gjyqe të ndryshme, ka ngritur një padi në gjykatën e Manhattan në fillim të kësaj jave. Avokati ka thënë se reperi nuk ka paguar taksat ligjore, të cilat kapin vlerën e 379.239 dollarë, pasi kishte rënë dakord të paguante një shumë fillestare prej 20.000 dollarësh, plus pagesat mujore. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2015, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori