Begaj takohet me presidentin e Azerbajxhan: Bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë

Në një status në Facebook, Begaj shprehu falënderime për pritjen e bërë nga presidenti Aliyev, ndërsa thekson se Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike.

“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore!

Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!

????”, shkruan Begaj.


Shtuar 7.07.2023 10:18