Nuk la vajzë pa puthur, Saimiri paska të dashur në jetën reale?
Puntata e fundit e “Love Story” të hënën u komentua më shumë se të tjerat, pasi u transmetuan tri takime të Saimirit me vajzat, ku ai i puthi të tria në buzë.

Protagonistet kryesore të kësaj puntate ishin Meri, Generda dhe Flavia. Me të tria vajzat Saimiri realizoi takime romantike, duke mos ngurruar aspak që të tria vajzave t’u dhuronte puthje.

Por ndërkohë që 33-vjeçari ka krijuar këtë konfuzion, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se në fakt ai në këtë “Reality shoë” ka hyrë me plan.

Le të ndalojmë pak te plani dhe Generda. Sipas thashethemeve që kanë nisur mes vajzave që po garojnë për të fituar Saimirin, në fakt Saimiri po garon për shoë pasi Generda e ardhur nga Gjermania është e dashura e tij reale dhe ai e futi në lojë për të zgjedhur atë si përfundim.

22-vjeçarja Generda Braçe ka lindur në Tiranë, por është larguar nga Shqipëria në moshën 1- vjeçare me familjen e saj drejt Gjermanisë. Profesioni i saj është menaxhere projektesh. Është shumë e lidhur me familjen. Karakterizohet nga siguria dhe besimi që ka në vetvete.

Shtuar më 17/01/2021, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori