Nuk kanë të ndalur, një tjetër këngëtare shqiptare bën namin në Amerikë
Suksesi i këngës ‘Sweet But Psycho’ i ka dhënë hapësirë Ava Max të performojë në emisionet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 25 vjeçarja e lindur në Wisconsin nga prindër nga Shqipëria, ka debutuar dje në ‘Late Late Show’ që transmetohet në CBS, ndërsa sot performoi në ‘Today Show’ që transmetohet në NBC.

Dy performancat e para të Avës në televizionet amerikane janë pritur mirë nga publiku, pasi këngëtarja ka përmbushur pritshmëritë e suksesit të këngës.

‘Sweet But Psycho’ është ngjitur në vend të parë në klasifikimet muzikore në të paktën 15 shtete të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën, Zelandën e Re, Suedinë dhe Austrinë. Kjo këngë kryeson klasifikimin në SHBA në kategorinë ‘Dance Club Songs’ të Billboard shkruan politiko.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është përfshirë gjithashtu në listën e Billboard për ‘Emerging Artists’, si dhe është nominuar në ‘Global Awards’ në dy kategori: Rising Star; International Breakthrough of the Year.
Shtuar më 25/01/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori