Olta këshillon Nitën dhe Qetsorin: Nëse e afron shumë bëhet e rrezikshme

Ditën e sotme në oborr, Olta në një bashkëbisedim me Nitën dhe Qetsorin ka folur rreth Dea Mishel, ku është shprehur se nëse e mban në krahun tënd bëhet e rrezikshme dhe këtë gjë e ka provuar.

Po e mbajte shumë afër bëhet e rrezikshme, e kam provuar me fakte këtë gjë, e kam provuar bëhet njeri i rrezikshëm…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.


Shtuar 9.03.2023 23:23