"Nuk kam pse ta fsheh" , Anxhela Peristeri zbulon moshën (FOTO LAJM)

Ka pasur shumë aludime për moshën e këngëtares Anxhela Peristeri sepse në një artikull në Wikipedia shkruhet se ajo është 37 vjeç ndërsa të tjerë e llogarisin moshën e saj me daljet e para në skenë.

Mirëpo e ftuar në "Why not", Anxhela zbuloi moshën e saj të vërtet dhe u shpreh se nuk ka arsye pse ta fshehë.

"Janë ca thashetheme vërdallë që sikur je 40-vjeç. Pse të komentojnë sikur je kaq e madhe në moshë?", e pyeti Roza Lati.

"Nuk e kam fshehur ndonjëherë moshën. Edhe nëse do isha 40-vjeçe do e thosha me krenari sepse nuk ka gjë të keqe të jesh 40-vjeç. Të gjithë do shkojmë 40, nuk është se ndonjëri ka shkuar 40-vjeç dhe tjetri ka ngelur 20 vjeç gjithë jetën.Por ndoshta për faktin që kam dalë shumë e re në skenë. Kam kënduar që 16-vjeç. Njerëzit bëjnë llogaritë e viteve dhe thonë kjo është e madhe se atëherë ka qenë 20. Kush e di si e mendojnë. Është edhe në wikipedia një biografi e imja që më nxjerr 37-38 ndoshta ngatërrohen edhe atje. Megjithatë unë jam '86, 14 mars 1986 dhe jam plot 33 vjeç", u shpreh Anxhela.
Shtuar më 11/11/2019, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori