“Nuk kam ngrënë fare darkë”, Floriana tregon sakrificat pas shtatzanisë
Pëlqej
Aplikacioni më i ri në Instagram, përmes së cilit mund të bësh pyetje, ka bërë që shumë nga personazhet e njohur t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme.

Një prej tyre është edhe moderatorja Floriana Garo, e cila është bërë pak kohë më parë nënë e një vajze.

Njëra nga pyetjet drejtuar Florianës kishte të bënte me format e saj trupore pas lindjes, sesi ajo kishte mundur t’i rikthente shkruan ekspress.

Përgjigjja e moderatores ka qenë se gjatë muajve të parë nuk ka konsumuar fare darkë, për të arritur format që ka patur. Gjithashtu ajo është shprehur se pushimet do t’i kalojë në jug të Shqipërisë.
Shtuar më 12/07/2018, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori