Hapet fondacion online për Luizin, mbi 8000 dollarë grumbullohen në pak orë. Reagime pro dhe kundër në rrjet

Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Mes zhurmës që krijoi pasi konfuzoi shqiptarët duke treguar një histori të rreme se ishte i sëmurë, Luizi u bë vëmendja e këtij spektakli.

Duke qenë se ka fansa të shumtë që duan që ai ta fitojë edicionin e dytë të BBVA, për të së fundmi ata kanë shkuar shumë larg. Ne emër të këngëtarit është hapur edhe një fondacion online.

Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.

“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.

Në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur që të mbledhë mbi 8000 dollarë. Ndërkohë, vetëm një fans i tij ka dhuruar mbi 5000 dollarë, ndërsa synohet që të mblidhen 250 mijë dollarë. Teksa mbështetësit e tij i janë bashkuar kësaj nisme, të shumtë kanë qenë dhe nga ata që e kanë kritikuar këtë veprim, duke e cilësuar abuzim./Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 09:56