Nuk ka më jetë mbretërore, çfarë pritet të ndodhë me familjen e Princ Harryt
Kur Duka dhe Dukesha njoftuan se ata do të tërhiqen nga jeta mbretërore për t’u bërë të ‘pavarur financiarisht’, ky lajm u bë temë debati në të gjithë vendin dhe më gjerë.

Pse po e bëjnë? Si do të mbijetojnë? Dhe çfarë mendojnë pjesa tjetër e familjes për të?

Aq shumë është përfolur saqë pyetjet e tilla nuk janë më në mendjen e tyre, siç thanë çifti në një deklaratë të hënën përpara largimit të tyre zyrtar nga familja mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it në javët dhe në muajt e ardhshëm do të fokusohen në pandeminë globale COVID-19”, ka thënë një zëdhënës i tyre.

“Sidoqoftë, ne e kuptojmë se ka gjëra të pazgjidhura në lidhje me të ardhmen e tyre tashmë jashtë familjes mbretërore”.

E ardhmja e çiftit nuk përfshin më përdorimin e emrit ‘Sussex Royal’ për organizatën e tyre jofitimprurëse, faqen e internetit apo llogarinë në Instagram, pasi 31 mars shënoi fundin e kohës si pjesë e jetës mbretërore dhe fillimin e një jete të re.
Shtuar më 01/04/2020, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori