Nuk ka mbaruar! Mozzik dhe Capital-T thumbohen sërish
Përgjatë ditëve të fundit, raporti mes Capital T dhe Mozzik-ut është vendosur që qendër të vëmendjes së mediave. Dyshja kanë hedhur vazhdimisht thumba në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se mes tyre diçka ka ndodhur.

Vetëm së fundmi, Mozzik ka thumbuar sërish. I ftuar në "Prive", ai u shpreh se nuk i ka bërë gjë askujt dhe se nuk e ka primare të merret me dikë. Reperi shtoi se ai njihet për muzikën e tij, jo për muskujt, makinat apo lekët. Ndonëse nuk përmendi emra, ai la të kuptohej që e kishte me Capitalin.

"Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, tha Mozzik.


Shtuar më 03/01/2021, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori