Rritja e çmimeve, Tabaku: Politika fiskale e rilindur është gjoba që çdo qytetar paguan

Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve.

Tabaku shprehet se çdo familje shqiptare përballet me çmime të rritura për çdo produkt të shportës dhe shërbimeve, duke shtuar se nga qeveria nuk është marrë asnjë masë për krizën

Statusi:

?‍?‍?‍? Çdo familje shqiptare po përballet prej mbi një vit me çmimet e rritura për çdo produkt të shportës dhe shërbimeve.

Çdo prodhues, fermer ?‍?, bujk dhe blegtor ka muaj që po përballet me çmimet e rritura të inputeve bujqësore ? dhe blegtorale dhe si rezultat i vendosjes se TVSH për bujqësinë.

? Pra, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm si qumështi, bulmeti, zarzavatet, frutat dhe mishi do të rriten.

Cila është përgjigja e buxhetit për rritjen e çmimeve ë çdo ditë diskutohet në tavolinën e familjeve tona çdo vakt?!

❌ Asnjë masë reale për krizën dhe asnjë stimul për te nxitur ekonominë, kjo shtuar rritjen e normës së interesit të borxheve që janë marrë me taksat e shqiptarëve dhe që vitin tjetër pritet të shkojnë mbi 50 mln euro.

❌ Buxheti qeverisë nuk i përgjigjet këtij shqetësimi. Prisnin pensionistët rritje pensioni sikundër dhe u qe premtuar por po marrin lëmoshë që ka vlerë më pak se inflacioni.

? Qytetari priste një buxhet që ti ndihmojë për krizën, po marrin një buxhet që u merr kursimet e jetës: 130 mln euro ekstra barrë fiskale për 95% të qytetarëve, 17 mln euro taksa ekstra për motorin e shoqërisë, shtresën e mesme.

Zgjidhja e kësaj qeverie mbetet e njëjtë; takso shqiptarët edhe jepu para oligarkëve. Takso shqiptarët dhe paguaj borxhin me të cilin paguan po oligarkët.

❌ Ky sistem i pandershëm i ka kthyer shqiptarët në pagatorët e oligarkëve ndërsa mazhorancën në taksidarët e të fundit. Politika fiskale e rilindur është gjoba që çdo shqiptar paguan prej 2013 përditë varfërohen dhe përditë duan të largohen!