"Nuk jam shtatzënë", Morena Taraku i paraprin dyshimeve
Këngëtarja e njohur Morena Taraku është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot nga përditshmëria dhe jo vetëm.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, të ngushtë dhe me dorën te barku. Një pozë e tillë do kishte nxituar aludimet për një shtatzëni të mundshme, mirëpo Morena iu ka paraprirë.

Këngëtarja ka sqaruar se nuk është shtatzënë, duke shmangur keqkuptimet. "Nuk jam shtatzënë, thjesht pa fjalë", ka shkruar ajo krahas fotos.

Shtuar më 23/10/2020, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori