"Nuk ishte pija, por dashuria!", dy binjaket bëjnë lëmsh Saimirin në disko (FOTO&VIDEO)

Vijojnë skenat e nxehta dhe dinamike në “Love story”. Për këtë javë Saimiri kishte vendosur t’i takonte konkurrentet të gjitha në një disko, ku ç’nuk ndodhi.

Dy motrat binjake, Albana dhe Silvana, janë afruar shumë me Saimirin, duke kërcyer e flirtuar të dyja njëkohësisht, diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.



Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me 33-vjeçarin, ku e kanë pyetur nëse shkon shpesh në disko, duke e konsideruar si të mirë faktin që nuk shkon shpesh sepse ka më pak mundësi për të tradhëtuar.

Ndërkohë, Suela i ka dërguar një videomesazh Saimirit, ku thekson se nuk ishte pija, por dashuria ajo që e çoi në atë gjendje.

Saimir si je? Kalova një ditë shumë të bukur në liqen, u ndjeva shumë mirë dhe më përcolle shumë pozitivitet. Për këtë të falenderoj. Sa i përket natës në party e kisha tepruar pak fare me pijen por gjithsesi dua të të falenderoj se më ke qëndruar afër dhe besoj që mund të të kem vënë pak fare në siklet. Mbaj mend vetëm një skenë, që kam hipur lart te skena dhe të kam përqafuar. Por se di se çfarë të kam thënë në vesh. Pastaj më kujtohet që më ngrite dhe hopa në peshë dhe më zbrite të shkallët. Për këtë je treguar shumë njerëzor. Faleminderit! E di që pija është pak e tepruar dhe kjo gjë nuk të pëlqen fare ty se ma ke thënë edhe te dreka kur po pija prapë verë. Por mbase kjo nuk ishte nga pija, ishte nga dashuria. Të përqafoj fort dhe sorry. Të puth, qëndro special!

Nuk dihet se sa larg do shkojë afrimiteti i dy motrave me Saimirin dhe nëse do vendosen përballë njëra-tjetrës në të ardhmen por mbetet për tu parë.
Shtuar më 08/12/2020, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori