"Nuk ia bëj vetes hallall", çfarë e mundon Robert Berishën
Robert Berisha është një ndër këngëtarët më të preferuar për publikun shqiptar.

Së fundmi ai dhe bashkëshortja e tij Nora, përfolën për një ndarje por dyshime këto të cilave i dha fund vetë Roberti duke konfirmuar se ata janë bashkë dhe të lumtur me njëri- tjetrin.

I ftuar në një emision, Roberti ka folur për një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, lënien e duhanit.

Ai është pyetur nga moderatorja se si arriti të heqë dorë nga duhani, dhe përgjigjia e tij na ka lënë pa fjalë të gjithëve:

“O lëreni cigaren, hani mollë. Definitivisht, hallall s’ja bëj vetes për 20 vitet që kam pirë duhan. Unë jam me antibiotik që një muaj, janë disa barna të përziera, të përgatitura nga një mjek shumë i mirë në Shkup. Kam pas probleme me telat e zërit”.

E mesa duket Roberti ka hequr dorë përfundimisht nga duhani duke arsyetuar se primar është shëndeti i tij
Shtuar më 22/05/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori