Nuk i tremben koronavirusit, fëmijët e pasur me maska qindra euroshe (FOTO LAJM)
Në këto ditë të vështira për të gjithë botën, ku COVID-19 po "izolon" çdo ditë me mijëra njerëz, duket se më pak të shqetësuar janë fëmijët e pasur nëpër Instagram.
Nga fotot e publikuara në faqen “Rich Kids of Instagram”, shihet se ata vijojnë normalisht jetën e tyre
luksoze, pasi kanë avionë e jahte personale dhe mund të shkojnë ku të duan, pa pasur frikë se mund të infektohen.
Madje edhe maskat i kanë porositur nga firmat
luksoze të modës, Louis Vuitton apo Fendi.
Për ta, jeta është njësoj si më parë, ndryshe nga masa, që është izoluar në shtëpi.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 16:18