Nuk i shpëtuan, VIP-at që u prekën nga koronavirusi (FOTO LAJM)

Trj Tompkins (29) është basketbollisti i infektuar i Real Madridit me Kovid-19. Mediumet spanjolle gjatë ditës e kumtuan lajmin për praninë e koronavirusit në seksionin basketbollistik të “mbretërve”, ndërsa tani është zbuluar edhe për kë bëhet fjalë.
Në botë vazhdon të përhapet me shpejtësi infeksioni nga koronavirusi teksa numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në 451,355 të infektuar kurse numri i viktimave në 20,499.

Në luftën kundër koronavirusit, Spanja është në ditën e saj më të zezë me më shumë se 47 mijë të infektuar dhe rreth 3434 viktima, ndërsa Italia ka shënuar një ulje të numrit të të vdekurve nga 743 në 683, pra 60 fatalitete më pak se dje në shkallë vendi. Gjithashtu në Itali për të katërtën ditë radhazi numri i të infektuarve fatmirësisht po vjen në rënie.

Si fillim virusi shpërtheu në Azi dhe nga Irani nuk ngurruan të vinin lajme se kishin nisur të infektoheshin edhe persona të rëndësishëm apo anëtarë të parlamentit.

Në raportimet që u bënë më 3 mars, thuhej se 8 për qind e personave në parlamentin iranian kishin rezultuar pozitiv me koronavirusin. Njëzet e tre anëtarë të parlamentit nga 290 rezultuan të ishin infektuar sipas asaj që deklaruan vetë autoritetet e vendit.
Shtuar më 26/03/2020, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori