Nuk i shpëtuan, VIP-at që u prekën nga koronavirusi (FOTO LAJM)

Që prej fundit të dhjetorit kur nisi e deri më tani, koronavirusi ka infektuar 134,918 persona dhe u ka marrë jetën 4,989 njerëzve nga e gjithë bota. Ky virus, i cli ka tashmë në “kthetrat” e tij pothuajse të gjithë botën nuk kursen askënd. As ata që mund të jenë mësuar gjithmonë me privilegje.

Si fillim virusi shpërtheu në Azi dhe nga Irani nuk ngurruan të vinin lajme se kishin nisur të infektoheshin edhe persona të rëndësishëm apo anëtarë të parlamentit. Në raportimet që u bënë më 3 mars, thuhej se 8 për qind e personave në parlamentin iranian kishin rezultuar pozitiv me koronavirusin. Njëzet e tre anëtarë të parlamentit nga 290 rezultuan të ishin infektuar sipas asaj që deklaruan vetë autoritetet e vendit.

Shtuar më 13/03/2020, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori