“Nuk i ndrin ylli”, Olta Boka e zhgënjyer nga deklarata e Kejsi Tolës
Olta Boka duket paksa “e zhgënjyer” nga deklarata e Kejsi Tolës pak kohë më parë në “Shiko Kush Luan”.

Gjatë programit, Kejsi u pyet se “cila është ajo këngëtare shqiptare, që sado që mundohet, nuk i ndrin ylli.”

Olta Boka,” tha shkurtimisht Kejsi. Nisur nga fakti që këngëtaret janë mike, një pjesë e mirë e kuptoi që ajo përdori emrin e Oltës sa për të dalë sa situata.

Në intervistë duket se Olta e ka mirëkuptuar zgjedhjen e saj, ndonëse do të kishte preferuar që Kejsi të vepronte ndryshe shkruan blitz.al.

“Absolutisht që e kuptova. Por mund ta kishte justifikuar alternativën e vetë duke thënë: ‘Ej shiko se do të më kuptojë ajo’.” – shprehet Olta.
Shtuar më 14/03/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori