Nuk flisnim me njëra-tjetrën, Fiori dhe Rozana tregojnë si drejtonin emisionin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fiori Dardha dhe Rozana Radi prej disa kohësh janë në krye të një emisioni investigativ, i cili deri më tani ka rezultuar i suksesshëm dhe është i pari emision në këtë format që drejtohet nga dy femra.

Mirëpo, siç shumë pak veta mund ta dinë, për një periudhë të mirë kohe dy drejtueset kishin një marrëdhënie të akullt mes tyre.

Ato nuk flisnin me njëra-tjetrën, ishin zënë, por puna vijonte t'i lidhte çdo ditë dhe për rrjedhojë, e kishin të detyruar një komunikim sipërfaqësor.

Vetëm sot Rozi dhe Fiori kanë dhënë detaje në lidhje me këtë ftohje mes tyre. Tashmë dy vajzat janë bërë sërish mikesha.

Mes batutave, Rozi tha:

Fiori pati një krizë me mua post partum. Më pas na u fut familja. Fëmija na afroi.”

Por si ia bënin kur regjistrohej emisioni?

Dy prezantueset tregojnë se kishte shumë emisione të cilat kanë dalë shumë bukur, pasi “i hidhnin batuta njëra tjetrës”.
Shtuar më 02/10/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori