Pamje nga “tuneli i barit” që u gjet në Krujë, vazo plot me kanabis, llamba dhe ventilatorë

Policia e Shtetit ka publikuar video nga tuneli i barit që u gjet në Krujë këtë të premte.

Siç duket edhe nga pamjet , personat e përfshirë në këtë veperimtari kriminale kanë përshtatur tunelin me llamba për kultivimin e bimëve të kanabisit.

Nga operacioni i Policisë janë sekuetruar 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë 5 persona, dy prej tyre janë punonjës të OSHEE-së, mdërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë./albeu.com/