Nuk është vetëm modele, Velina e Ermal Mamaqit zbulon talentin e fshehtë
Velina e "Xing me Ermalin", Belinda Dragoti ka zbuluar se përveç modelimit ka dhe një talent tjetër.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e kuzhinës "Sfida e gatimit", ajo ka treguar se është piktore.

Edhe pse e ka lënë pas dore këtë pasion të saj, Belinda ka menduar që një ditë t’i rikthehet sërish pikturës.

"Është e vërtet, pikturoj, por e kam lënë pas dore dhe kam bërë gabim. Pikturoj portrete, telajo me ngjyra, peisazhe, nuk mund të përcaktoj një stil se i bëj të gjitha. Kam që 3 vjeç që pikturoj. E kam pasion dhe do i rikthehem", u shpreh Belinda.
Shtuar më 06/07/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori