Nuk është "Halloween", Gentian Zenelaj zbulon festën që i tremb burrat më shumë (VIDEO)
Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video, e cila ka shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit.

Edhe pse video nuk është aq e re, Genti e risolli në vëmendje për shkak të festës së “Halloween”-it.

“Ka festa edhe më të frikshme se festa Halla-Vinit…”, shkruan aktori krahas videos. Dhe e gjeni dot se cila është frika më e madhe për burrat? Martesa!

Në videon e publikuar nga Zenelaj shfaqet një vajzë, e cila i dërgon disa foto rresht si e maskuar frikshëm të dashurit të saj. Ky i fundit është në një mbledhje pune dhe i kthen përgjigje me emoji duke qeshur.

Por në fund ajo vendosi ta trembë vërtet dhe ia doli. Veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe i dashuri aq deshi që të ikte i trembur nga mbledhja.
Shtuar më 31/10/2019, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori