Nuk e shmang dot, Zaimina tregon çfarë pëlqen fizikisht tek bashkëshorti
Shumë prej personazheve të shoëbiz-it shqiptar e ruajnë të fshehtë jetën e tyre private.

Kjo shpesh herë ka ndodhur edhe me Zaimina Vasjarin, por së fundmi ajo është bërë më e hapur për ndjekësit e saj kuriozë që duan të dinë më shumë rreth jetës private.

E ftuar në Pop Culture, Zaimina ka treguar çfarë pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e bashkëshortit.

“Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra”, -ka thënë Zaimina, ndërsa pyetjes se çfarë e tërheq më shumë fizikisht te Klodi, këngëtarja është munduar t`i shmangej në fillim, por më vonë ka vendosur të përgjigjet.

“Nëse nuk përgjigjem kam frikë se njerëzit keqkuptohen, kështu që po them që është buzëqeshja”, -është shprehur Zaimina duke e kaluar këtë moment me të qeshura. Po ashtu, ajo ka thënë se Klodi i bën shumë shpesh komplimente duke treguar se kur shkojnë bashkë nëpër evente, ai shikon femrat rreth e qark dhe i thotë se është më e bukura. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori