Nuk e pa që ishte LIVE, Treisi Sejdini shpërthen në fjalë të pista
Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe gjithmonë është përfolur në media jo vetëm për çmimin në "Miss Universe" dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Tajlandë por edhe për jetën private.

Trejsi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon video dhe foto që komentohen gjatë.

Ajo shpesh herë bën dhe video live me fansat e saj, mirëpo së fundmi bukuroshja shqiptare ka harruar telefonin tek live dhe teksa po përpiqej t’i jepte makinës ka hasur disa vështirësi shkruan xing.al.

Në një video në Instagram, ndërkohë që po mundohej t’i jepte makinës, Trejsi dëgjohet teksa shpërthen në të shara me fjalë të pista, mirëpo sapo shikon celularin e ndezur menjëherë përpiqet që ta fikë atë.
Shtuar më 31/03/2019, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori