Nuk e keni dëgjuar akoma? Albani dhe Elgiti sapo pushtuan listat botërore me "Parajsa" (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur, mes Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.

Një këngë ritmike e gërshetuar me fjalë të freskëta vere menjëherë vodhi vëmendjen e të gjithëve, duke u dëgjuar gjithandej, e kjo e bëri të mundur që vetëm në dy ditë ky bashkëpunim të numërojë mijëra klikime në Youtube.


Së fundmi ka qenë vetë Albani ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” ka treguar se melodia e kësaj kënge është duke u dëgjuar masivisht në Itali, Gjermani dhe Britani, çka përkthehet në një sukses të jashtëzakonshëm për dyshen e kantautorëve.

Epo fundja nuk kishte si të ndodhte ndryshe si çdo këngë tjetër e tyre dhe kjo pritej të ishte një sukses.
Shtuar më 12/06/2020, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori