Nuk e heq nga gishti, zbardhet misteri i unazës së zezë të princit Harry
Pëlqej
Princ Harry dhe Meghan Markle në Australi, janë gjithmonë në vëmendjene e mediave.

Përveç lajmit të shtatzanisë një tjetër detaj po bënë xhiron e botës në lidhje me çiftin.

Bëhet fjalë për unazën e zezë që Haryy mban në gisht prej disa kohësh.

Kjo unazë po i bënë të gjithë kurioz pasi ai nuk e ka hequr kurrë nga dora që kur e ka vendosur.

Së fundmi është zbuluar edhe misteri i këtij rrethi të zi.

Unaza e vënë nga Harry nuk është një unazë normale, por një Wearable, një pajisje eletronike dhe saktësisht një Oura Ring, një unazë teknologjike e Oura-s, një startup finlandez.

Diçka e ngjashme me një fit-ëatch, me ndryshimin që nuk vihet në kyç por në gisht.

Kjo unazë kontrollon aktivitetin fizik të zhvilluar gjatë gjithë ditës, duke i shënuar të dhënat në një aplikacion d.m.th mat temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe levizjet e kryera gjate ditës por edhe duke kontrolluar orët e gjumit.

Unaza e vënë nga Harry kushton 419 euro dhe nuk është një nga më të shtrenjtat.
Shtuar më 19/10/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori