Nuk e do familja e Enit? Shpërthen keq Genc Prelvukaj
Genc Prelvukaj nuk i ka kursyer disa fjalë për ata që kanë shpërthyer në komente negative kundrejt tij.

Madje ai ka reaguar shumë keq.

"Për ata 0.0000001% që shajnë në komente në rrjete sociale. Fort i dëshpëruari mik: A ta merr mendja që njerëzit e suksesshëm zbrazin urrejtjen ndaj të tjerëve nëpër komente? A ta merr mendja që kanë kohë? A e kupton sa në depresion e i pavlerë duhet të jesh të shfaqësh urrejtjen tek njerëzit e tjerë? A e kupton se me secilin koment të tillë tregon sa të thatë dhe kot e ke ndërtuar jetën?

Kuptoje, dështimi yt në jetë, i vëllait apo motrës tënde nuk ndodh për faj të njerëzve të suksesshëm, por për shkak se jeni të paaftë në çdo gjë dhe dini veç të fajësoni të tjerët."- shkruan këngëtari. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori