Nuk e besonit? Shikoni dasmën e tretë të Besit dhe Xhensilës (VIDEO)
Besi dhe Xhensila më datë 1 shtator, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët u martuan në një ceremoni gjigante në Pallatin e Brigadave duke bërë bashkë figura dhe njerëz të jetës publike të shoëbizit, politikës, artit, etj.

Pas kësaj, ata bënë një ceremoni tjetër e mbushur me muzikë ku kërcyen të gjithë valle në vendlindjen e Besit. Ndërsa mbrëmjen e sotme, ata i kanë dedikuar një dasmë të veçantë vetëm familjarëve të tyre.

Ashtu sikurse në setin fotografik jashtë vendit dhe në ceremonitëe tjera, dyshja e njohur duket e lumtur dhe rrëzëlluese. Besi dhe Xhensila kanë hyrë në ambjentin e dasmës, të rrethuar nga familjarët, të buzëqeshur e të lumtur. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori