Një ngjarje e rëndë thuhet të ketë ndodhur gjatë emisionit “Hell’s Kitchen”. Një prej konkurrentëve nuk ka mundur dot të përballojë presionin e vazhdueshëm dhe ka
tentuar të presë
damarët.
Nga po të njëjtat burime, është bërë e ditur se emisioni është ndërprerë dhe Top Channel ka vënë në pikëpyetje nëse duhet të vazhdojë transmetimin në vijim ose jo. Kanë qenë të afërmit e konkurrentit që kanë dhënë lajmin shkruan syri.net.
Renato Mekollin, u shpreh se “e kanë ekzagjeruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani.” I pyetur nëse është e vërtetë që një prej konkurrentëve ka
tentuar të presë
damarët, pas një heshtjeje të shkurtër, Renato u përgjigj: “Do ta shihni në javët në vazhdim".
Diçka nuk shkon këtu dhe ky artikull mbetet në përditësim për të tjera detaje.
Shtuar më 08/11/2018,
ora 20:24