Nuk do ta njihnit kurrë, kështu dukej Adelina Tahiri para famës (FOTO LAJM)

Këngëtarja Adelina Tahiri, ndonëse është tërhequr prej kohësh nga muzika, tregohet shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria, vetëm ose pranë familjarëve.

Së fundmi, Adelina ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, kur ishte veçse fëmijë. Ajo shihet me flokët e saj bjond, sytë blu dhe me një të qeshur në fytyrë.

Edhe sot, Adelina nuk ka hequr dorë nga ngjyra e saj e flokëve, megjithatë është pak e vështirë për t'u njohur pasi tani jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje.

Shtuar më 14/07/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori