Motori përplas biçikletën në Pogradec, 2 persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në fshatin Starovë të Pogradecit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë.

Si pasojë e goditjes janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com


Shtuar 29.08.2023 14:49