Testimi i procesit elektronik për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Në 3 bashkitë rezultati do të dalë për 30 minuta

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, tha sot se në tre bashkitë Elbasan, Vorë dhe Kamzë ku do të aplikohet votimi elektonik, rezultati prite të dalë për 30 minuta.

Celibashi tha se bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik.

“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt”, tha Celibashi./albeu.com/