“Nuk do dal me perçe”, Greta Koçi tregon arsyet pse doli me bikini
Pëlqej
Ditën e djeshme Greta Koçi publikoi këngën e saj më të re me titull “Mos m’thirr”, një këngë ritmike që u pëlqye shumë nga publiku. Mirëpo pamja e Gretës në videoklip u diskutua shumë.

Këngëtarja u shfaq për herë të parë me bikini dhe kjo shkaktoi reagime të shumta në videon që ajo postoi në Instagram.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Greta u shpreh se duke pasur balerina në klip ishte e detyruar të shfaqej edhe ajo me bikini shkruan xing.al.

“Tek videoklipi i fundit e kam lëshuar një çik shalën. Por gjithmonë brenda kufijve dhe duke e justifikuar sepse kam balet. Kur kam balerina nga mbrapa s’mund të dal me perçe. Normalisht nuk mund të mbulohem.

Por deri aty ku dukem bukur. Kjo është edhe pjesë e karakterit. Domethënë ata që merren me art, ekzagjerime dhe lakuriqësitë nuk do të thotë se je artist, por është çështje e personalitetit të njeriut. Dikush do ta nxjerri shalën, dikush nuk do”, tha Greta.
Shtuar më 22/09/2018, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori