Shkatërrohet grupi kriminal që shpërndante kokainë në plazhin e Durrësit

Policia e Durrësit ka shpërbërë grupin kriminal që shpërndante kokainë në zonën e plazhit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tret ë rinj: Renato Leci, 21 vjeç dhe Elvis Leci, 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin Endri Mezhika, 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Të rinjtë shisnin kokainë në zonën e plazhit. Për pasojë janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 16:02