Nostalgji, Kunis kujton mesazhin që i ka dhënë Williams
Pëlqej
Aktorja e famshme Mila Kunis është kthyer pas në kohë, ndërsa është rrëfyer për mesazhin që Robin Williams i ka dhënë asaj kur ka qënë adoleshente. Ajo kujton kohën kur ka qënë duke luajtur me aktorin e ndjerë, e ndërsa çmon çdo këshillë që ai i ka dhënë. 31 vjeçarja ka deklaruar se në kohën kur po xhironte serialin “Spektakli i viteve ‘70”, ka takuar për herë të parë aktorin Williams. Ai i dha asaj një këshillë që ajo kurrë nuk e ka harruar.

"Mos e harro këtë moment. Mbaje mend sepse ka gjëra të tilla si kjo, që nuk ndodhin shumë shpesh. Mos e harro këtë kohë”. “Të kesh dikë me pozitën e Robin Williams për të të thënë diçka që për ty ka shumë rëndësi. Ai nuk e përmendi emrin tim, por tha: Bëj një hap mbrapa dhe vlerësoje këtë, ju keni një kohë të mahnitshme”, u shpreh më tej Kunis.

Aktorja tha se kur u takua për herë të dytë me Williams për filmin e tyre “Njeriu më i inatosur i Brooklyn” në vitin 2013, ajo i ka kujtuar momentin që ai i dha asaj një mesazh.
“Kjo është e vërtetë. Sot, tani, në këtë moment, bëj një hap prapa dhe vlerësoje këtë që po përjeton”, i ka thënë Williams. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori