Doli pozitiv me COVID-19, sot Hoti bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me COVID-19. ai deklaroi se nuk kishte simptoma, përveç një kolle të lehtë.

Sot, Hoti sipas agjendës së tij ka vizituar komunën e Dragashit ku është takuar me fermerë dhe ka vizituar fabrikën “MEKA”.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi dhe Besian Mustafa, kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, deputetë të zonës, si dhe përfaqësues institucional të nivelit qendror dhe lokal, kryeministri Hoti fillimisht ka inspektuar punimet në rrugën Zhur-Dragash dhe më pas ka vijuar takimet e tjera në axhendë?

Fatmirësisht Hoti ka qenë i pajisur me maskë, por a ka qëneë kjo vizitë rrezik për banorët?


Shtuar 2.08.2020 21:01