Nora Istrefi ka folur për çdo etap të ndarjes, ju kanë shpëtuar detajet (FOTO LAJM)

Sigurisht që ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ishte lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit për mediat rozë. Kishte kohë që përflitet për një ndarje mes të dyve, por ata e mohuan kategorikisht një lajm të tillë. Mirëpo pas këtyre lajmeve nëse i kushtojmë pak vëmendje këngëve të Norës, teksti i tyre tregon shumë.

Kënga e parë ishte “Sa t’kom dasht” dhe është bërë 3 vite më parë kur filluan edhe krizat në marrëdhënien e tyre.

Më pas erdhi bashkëpunimi me Skerdin “M’ke mungu”, teksti i të cilit tregon edhe më qartë se bëhet fjalë për një situatë ndarjeje.

Pas kësaj një tjetër bashkëpunim me motrën e saj Era Istrefin me këngën “Nuk e di” ku vetë teksti thotë se ajo nuk e di përse ai nuk është me të kur ajo e do aq shumë! Së fundmi Nora e ka vulosur ndarjen me këngën “Jena nda” ku shpjegon se e gjithë ndarja është një rrjedhim i tradhtisë së pafalshme.

Të gjithë kemi menduar se janë thjesht këngë, sepse i tillë është arti, por Nora ndoshta në këngët e fundit nuk ka pasqyruar gjë tjetër veçse ndjesitë e saj…
Shtuar më 28/08/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori