Nora dhe Roberti marrin pjesë në programin e vajzës së tyre në ISP (FOTO LAJM)

Këngëtarët e njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha sot kanë kaluar një ditë të veçantë pasi kanë marrë pjesë në aktivitetin festiv të vajzës së tyre Renee.

Programi u zhvillua në shkollën ku u studion vajza, International School of Prishtina (ISP) dhe u mbajt me rastin e festës së 8 -marsit.

"Grupi Yjet dhe Bletët sot kanë organizuar një aktivitet para prindërve me rastin e festës së 8 marsit. E nuk kanë munguar edhe suprizat që fëmijët i kanë dhuruar nga një lule nënave të tyre. Pavarësisht moshës ata kanë gëzuar prindërit me performancën dhe seriozitetin e treguar duke kënduar dhe kërcyer plot argëtim. Një falenderim për edukatoret Albulena, Agnesa dhe Bukurie për këtë program të mbrekullueshëm. Por një falenderim i veçantë edhe për edukatoren Semra e cila u mëson fëmijëve gjuhën angleze dhe gjatë programit u performuan disa këngë anglisht me kujdesin e saj." thuhet në postimin e shkollës International School of Prishtina (ISP).

Shtuar më 05/03/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori