Nora flet hapur për ndarjen nga Roberti dhe Tunën
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër ciftet më simpatikë të shoëbizit shqiptarë. Përvec kësaj, ata janë prindër të një vogëlusheje që quhet Rene.

Në faqet rozë u përfol se të dy janë në krizë dhe lidhja e tyre mund të jetë drejt fundit. Një gjë të tillë, këngëtarja Nora e ka mohuar në një intervistë për "Mirage" ku rrëfeu se janë më të lumtur se kurrë.

"Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi prind, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur, kështu që gjithcka është në rregull", tha Nora Istrefi.

Ndër të tjera, ajo foli për marrëdhënien me Tunën duke thënë se e vlerëson shumë si artiste.

"Vazhdoj të kem respekt për Tunën. Albumi i saj më ka pëlqyer shumë. Gjithmonë e kam respektuar si këngëtare shumë të mirë, si kolege, asgjë më shumë", përfundoi Nora.
Shtuar më 29/06/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori